Lajçak: Marrëveshja, çelësi i dialogut Kosovë-Serbi!
Dritare.net
I dërguari i BE, Miroslav Lajçak ka reaguar sërish pas takimeve për dialogun Kosovë Serbi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, i dërguari i BE thekson se zbatimi i marrëveshjes duhet të shënojë përparim nga të 2 vendet.
Ndër të tjera Lajçak ka bërë me dije se takimet mes kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel do të vazhdojnë në javët në vijim.
“Në bisedat tona, unë theksova që implementimi i marrëveshjes duhet të ketë progres nga të dy palët në përmbushjen e obligimeve të tyre respektive, hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.
Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të gialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar Lajçak./M.K-dritare.net