Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet për propozimin francez!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet për propozimin francez!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mbledhur për të tretën ditë, ndërsa vijojnë diskutimet për propozimin francez. Jashtë Kuvendit qytetarët janë mbledhur sërish për të protestuar. Diskutimi për propozimin francez në dy ditët e fundit në Kuvendin e Maqedonisë u zhvillua në një atmosferë të tensionuar.

Opozita pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella me deputetët e pushtetit. Sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës kanë edhe tre të tjerë, pas së cilës Kuvendi do të duhet të vendosë për përmbajtjen e Propozimit dhe kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në./M.T/dritare.net