
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me SHBA për energjinë!
E Enjte 28 Korrik 2022, 16:04
Dritare.net
Kuvendi i Kosovës, me 89 vota pro, ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar dje mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së në Kongresin Amerikan.
Kjo marrëveshje ka bërë bashkë si rrallë herë pozitën dhe opozitën të cilët, pa përjashtim, kanë votuar pro saj. Programi i kompaktit, në shumë prej 236.7 milionë dollarë, është investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë.
ShBA-ja përmes Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) do t’i japë Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarëve, derisa Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programin me 34.7 milionë dollarë si bashkëfinancim./M.K/dritare.net

















