
Kush është Gresa Caka, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë!
E Hënë 17 Maj 2021, 16:04
Dritare.net
Në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është vendosur Gresa Caka-Nimani. Ajo u votua sot nga gjyqtarët e GjK. Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.
Gresa Caka-Nimani është motra e Gent Cakajt, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë./L.F-dritare.net

















