Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti takon Lajçak, diskutohen hapat e radhës në dialogun Kosovë-Serbi!

Kurti takon Lajçak, diskutohen hapat e radhës në dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, teksa është duke marrë pjesë në Simpoziumin e organizuar në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur, nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Lajçak.

“Në margjinat e edicionit të 24-të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkroi Lajçak./M.T/dritare.net