Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti me emigrantët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tani ju themi investoni!

Kurti me emigrantët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi

Kryeministri Albin Kurti është takuar me emigrantët shqiptarë në SHBA dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ky ishte mesazhi i Kurtit për emigrantët.

Po ashtu, Kurti veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë.

Ndër të tjera, kryeministri tregoi se buxheti i shtetit është rritur, dhe qeveria ka investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji.

Kurti njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik.

Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor./ dritare.net