Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti: Serbia t’i japë fund ëndrrës për ndarjen e Kosovës!

Kurti: Serbia t’i japë fund ëndrrës për ndarjen e

Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur fjalën në Forumin e Paqes tha se Serbia nuk mund të flasë për shkëmbim territoresh si prona private.

Kurti tha se tensionet në Veri vazhdojnë pasi ka dështuar dialogu me presidentin serb.

“Ne po jetojmë në kohën ku ky projekt i këmbimit të tokave ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur ende dhe e shoh shumë shpesh kudo që takohem ose dëgjoj presidentin e Serbisë që flet publikisht që angazhohet në diskutimet në dialog në Bruksel sepse fantazitë mund të mos jenë reale po e kushtëzojnë të menduarit dhe sjelljen.

Ky projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, një prej paraardhëseve të mi, pasi në atë kohë është parë si një rregullim, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familje të tyre e që flasin për territore të shtetit të tyre si të ishin prona private”, tha Kurti./M.K-dritare.net