Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti: Serbia kërkon të destabilizojë Kosovën, për të rrëmbyer territore!

Kurti: Serbia kërkon të destabilizojë Kosovën, për

Kryeministri Albin Kurti për median austriake TVTHEK ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit.

Kurti ka deklaruar se disa terroristë sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë edhe një prej tyre, Afrim Bunjaku,

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë. Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA”, tha ai.

Po ashtu kryeministri ka deklaruar Serbia kërkon destabilizimin e Kosovës dhe të rifitojë territorin që humbi gjatë luftës.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha Kurti./M.K-dritare.net