Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti: Putini dhe Moska po rikthejnë fashizmin!

Kurti: Putini dhe Moska po rikthejnë fashizmin!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së vlerësoi përpjekjet e qeverisë së tij duke u shprehur se në pak kohë, kanë arritur objektiva të suksesshme.

Kreu i Qeverisë së Kosovës po ashtu listoi të arriturat e ekzekutivit të tij gjatë këtij mandati, ndërsa theksoi se Rusia po vepron siç kishte bërë Serbia.

“Sot në botë jemi dëshmitarë që është rikthyer politika fashiste, herë e drejtpërdrejtë, herë e maskuar. Politikë e sponsoruar nga Moska, nga Kremlini, nga Putini”, u shpreh zoti Kurti sot!/L.F-dritare.net