Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë, nuk jemi në mesjetë

Kurti: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë, nuk

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar me bindje të plotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh për Kosovën. Në një interviste për medien kroate “Veçernji List”, Kurti shtoise është pro dialogut me Serbinë për intesat e qytetarëve të Kosovës.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

Kurti mes tjerash thotë se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve, pasi sipas tij këtë e do vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë.

Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar Kurti./Dritare.net