
Kurti heq tarifën me Serbinë, gati reciprociteti
E Premte 20 Mars 2020, 20:08
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur qeverinë mbrëmjen e sotme, ndërsa në mbledhje nuk kanë marrë pjesë anëtarët e LDK.
Kurti me votën e një ministri të LDK që ka marrë pjesë në mbledhje, ka hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe vetëm për lëndën e parë, por ka vendosur që deri me 1 prill të vendoset përfundimit heqja e tarifës së plotë, dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet të plotë./ I.M-Dritare.net

















