Kurti hedh poshtë pretendimet e Vuçiçit: Shqiptarët nuk do marshojnë në urën e Ibrit!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës iu është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili paralajmëronte se hapja e Urës së Ibrit do të shoqërohej me protesta nga serbët dhe vetë shqiptarët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti shkruan se këto deklarata për marshimin e shqiptarëve mbi urë janë të rreme, ndërsa shton se Vuçiç kërkon që të krijojë një atmosferë frike dhe tensioni në Mitrovicën e Jugut.
“Me akuza të rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të nxjerrë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet”.
Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç ai pretendon në mënyrë të rreme. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve.
Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë një parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”,- shkruan Kurti në rrjetin social, X.
Veton Elshani, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, ka përgenjeshtruar po ashtu presidentin serb, Vuçiç duke thënë se nuk është lajmëruar asnjë tubim në jug të Mitrovicës./K.C/dritare.net