Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti e quajti Vuçiç “Putin i vogël”, reagon Petkoviç: Do mbetet makthi i Hitlerit të vogël!

Kurti e quajti Vuçiç “Putin i vogël”, reagon

Pas deklaratës së Albin Kurtit, i cili e ka cilësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç një “Putin i vogël” teksa shtoi se me të dhe Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar ka reaguar edhe Beogradi.

Kurti tha se Serbia është i vetmi vend që refuzon të sanksionojë Rusinë. Ndërsa Dodik e cilëson si mikun e Putinit dhe shton se nuk duhet besuar asgjë që thotë Beogradi.

“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnjë Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar.Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë.”, thuhej në reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Reagimi nga kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç ishte i menjëhershëm dhe ai e cilësoi Kurtin një “Hitler të vogë” që nuk do i realizojë dot kurrë synimet e tij për një Kosovë etnikisht të pastër.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë. I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiç do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën nga serbët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë ”, thuhet në reagim./M.K/dritare.net