
Kurti dhe Osmani mesazhe për tërheqjen e Biden nga gara: Fundi i një epoke!
Dritare.net
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për president në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
Përmes një postimi në X, kryeministri Albin Kurti shkruan:
“Për dekada, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota dhe veçanërisht Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”.
Po ashtu ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila thekson se Biden gjatë gjithë karrierës së tij, ka mbrojtur lirinë dhe demokracinë e Kosovës.
“Nga ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë. I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, për Jill Biden dhe familjen e tij në vitet në vijim”, shkruan Osmani./M.K-dritare.net

















