Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti asnjë zgjidhje për grevën në Kosovë, Jasharaj: Nuk ndalemi derisa të plotësohen kushtet!

Kurti asnjë zgjidhje për grevën në Kosovë, Jasharaj:

Përreth dy orë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Jasharaj tha i vendosur tha se greva deri në plotësimin e kërkesave.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur me kryeministrin Kurti, ministren Nagavci dhe ministrin e Financave, Murati. Takimi ishte goxha i gjatë. Secili tha pjesën e tij. Ua rikujtuam kërkesat. Ata na treguan për angazhimet. Takimi ishte përmbajtjesor, por për momentin nuk kemi ndryshime.

Ne qëndrojmë me kërkesat tona, që të ndikojmë pozitivisht në ligjin e pagave. Ishim të gatshëm të bëjmë ndonjë kompromis. E mira në këtë situatë është që filloi dialogu”, tha Jasharaj pas takimit.

Greva që ka filluar nga 25 gushti, sipas sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të vazhdojë deri sa të plotësohet kërkesa e saj për mbështetje financiare prej 100 eurosh për të gjithë punonjësit e arsimit, deri sa të miratohet ligji për paga, që synon të caktojë pagat për sektorin publik./L.F-dritare.net