
Kundër propozimit francez/ Protestuesit tentojnë t'i vënë zjarrit Parlamentit në Shkup!
E Martë 5 Korrik 2022, 22:10
Dritare.net
Kanë vazhduar sërish ditën e sotme protestat në Shkup kundër propozimit francez, teksa gjatë ditës është paralajmëruar edhe përshkallëzim i situatës.
Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me mjete piroteknike, e po ashtu janë dëgjuar edhe thirrje të shumta kundër propozimit. Protestuesit bërtasin, fishkëllejnë duke kërkuar dorëheqje të Bujar Osmanit dhe të qeverisë.
Ata kanë thyer barikadat duke u futur në oborrin e Parlamentit, përballë kordonit të njësitit special dhe kanë nisur të gjuajnë me sende të ndryshme në drejtim të Parlamentit. Disa nga protestuesit mbajnë edhe maska./M.K/dritare.net

















