Kryeministrja e Serbisë në Kosovë: Popullin serb, nuk guxon ta rrezikojë askush!
Dritare.net
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç vizitoi sot veriun e Kosovës. Në fjalën e saj kryeministrja shprehu mbështetjen e saj për serbët në Kosovë duke theksuar se:
“Populli serb në Kosovë duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë.
Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksander Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj.
Edhe pse në veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti", tha Bërnabiç ajo të hënën, në vizitën e parë në Kosovë si kryeministre e shtetit fqinj./L.F-dritare.net