
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus
E Diel 2 Gusht 2020, 21:09
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin se është infektuar me koronavirus. Ai shprehet se, nuk ka shenja, përveç një kolle të lehtë. Hoti thotë se, punën do ta vazhdojë nga shtëpia.
“Të nderuar,
Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu!”, shprehet Hoti/K.C/dritare.net

















