
Kosovë/ Nënë e bir humbin jetën nga virusi kovid
Dritare.net
Vijon të përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë pavarësisht masave kufizuese, të ndërmarra në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 viktima nga kovid, 12 prej viktimave janë burra dhe 9 gra. Mes viktimave janë edhe një grua dhe djali i saj.
Edhe një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga kovid në Kosovë. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, nga Vushtria. 2 ditë më parë ka humbur betejën me Kovid edhe një 36 vjeçare. Ajo ndërroi jetë 1 dite që solli në jetë vajzën e saj dhe nuk kishte marrë asnjë dozë vaksine.
Ndërsa janë konfirmuar edhe 1278 raste të reja. Nga nisja e fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza .
Aktualisht janë në total 26.534 raste aktive, ndërkohë autoritetet inkurajojnë qytetarët t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim marrjen e vaksinës antikovid./M.T/dritare.net

















