Kosovë/ Masa të reja anti-Covid, nga ora policore, deri tek certifikata e vaksinimit!
Dritare.net
Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja parandaluese për parandalimin e përhapjes së virusit koronavirus, të cilat do të hyjnë në fuqi sot. Maska mbetet e detyrueshme, ndërsa të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza. Të dielën, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë.
Kurti tha se këto masa janë marrë duke u bazuar në katër pika: ardhja e mërgatës në Kosovë për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet prej nga pritet të vijnë pjesë dërmuese e mërgimtarëve, shkalla e ulët e vaksinimit në Kosovë, dhe shfaqja e variantit të ri të COVID-19, i cili është më lehtë i transmetueshëm, Omicron./M.T/dritare.net