
Kosovë/ Ja ministritë që do të udhëheqë AAK!
E Mërkurë 29 Prill 2020, 12:12
Dritare.net
Pas arritjes së marrëveshjes mes LDK dhe AAK, Ramush Haradianj ka folur për ministritë.
Haradinaj ka njoftuar se AAK-ja do të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Arsimit atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër, Blerim Kuçi- Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Meliza Haradinaj - Ministre e Jashtme, Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë dhe Ramë Lika – Ministër i Arsimit./E.B-dritare.net

















