
Kosovë/Dështon edhe raundi i dytë i votimit për president, seanca shtyhet për nesër!
E Shtunë 3 Prill 2021, 23:11
Dritare.net
Dy votimet e para në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në Kuvend kanë dështuar për shkak se nuk është plotësuar kuorumi i plotë. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë ndërsa në votimin e dytë kanë marrë pjesë 79 deputetë. Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë votuar. Kjo ka bërë që të shkohet në pushim 30 minuta dhe më pas të jepet vendimi për shtyrje të seancës deri ditën e nesërme në orën 17.00./M.M-dritare.net

















