Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosovë/ Dasmat nisin më 15 qershor, lokalet hapur deri në 23:00!

Kosovë/ Dasmat nisin më 15 qershor, lokalet hapur deri në 23:00!

Në takimin e sotëm në mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ku u bë e ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet vlerësimi i situatës me COVID-19 ku pritet të hiqet edhe ora policore.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.

Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur organizimet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksininimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës./dritare.net