
Kosovë/ Babai vret me armë të birin pas sherrit për pronat!
E Hënë 13 Qershor 2022, 20:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme reth orës 18:00 në në fshatin Peran të Podujevës, në Kosovë.
Babai ka qëlluar të birin me armë zjarri pas një sherri të nisur për pronat, i cili ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Kanë qenë mjekët ata që kanë konstatuar se djali nuk kishte më shenja jete. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes./M.K/dritare.net

















