Kosova vendos reciprocitet me Serbinë për targat!
Dritare.net
Qeveria e Kosovës vendosi që të kufizojë deri në fund të shtatorit përdorimin aktual të targave të makinave që hyjnë nga Serbia apo janë të regjistruara në Serbi dhe të vendosë masën e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve personale të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë.
Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë që paraqiten për kalim në kufirin shtetëror të Kosovës dhe kanë për qëllim lëvizjen brenda territorit të Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin tek pjesa e simboleve. Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022.
Gjithashtu, thuhet në njoftim, “automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022”./L.F-dritare.net