
Kosova shtrëngon masat antikovid/ Mbyllen baret dhe restorantet
E Shtunë 31 Tetor 2020, 13:01
Dritare.net
Përhapja e Covid-19 në Kosovë, ka bërë që qeveria të shtrëngojë masat. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja antikovid.
-Qendrave tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.
-Restorantet mbyllen nga ora 21 deri në orën 5, përveç shërbimit të take away.
-Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private.
-Leksionet të zhvillohen vetëm online nëpër universitete./K.C/dritare.net

















