
Kosova regjistron sot 119 raste të reja me koronavirus
E Mërkurë 15 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bëtë të ditur që sot janë regjistruar 119 raste të reja me koronavirus.
Deri më tani, numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237, prej të cilëve 112 kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Numri i rasteve aktive është 2,663./E.B-dritare.net

















