
Kosova merr vendim për targat: Nuk ka më diferenca, do të regjistrohen të gjitha RKS!
Dritare.net
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Sipas komunikatës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.
Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me palën serbe lidhur me targat, përkundër disa takimeve në Bruksel, qeveria e Kosovës kishte njoftuar se ka bërë gati një plan të cilin do ta votoj ditëve në vijim, me anë të së cilit po tenton ta zgjidhë çështjen e targave.
Pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, janë duke ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm. Vendimi për këtë plan, sipas qeverisë është bërë në dakordim me Bashkimin Evropian./M.K/dritare.net

















