Qeveria e Kosovës miratoi sot lehtësimin e masave anti-Covid. Nga sot do të lejohen grumbullimet dhe festat me kusht që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, me një limit personash jo më shumë se 300. Orari kufizues do të jetë deri në 01:00 pas mesnate.
Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23:00 në çdo ditë të javës përveç të premtes e të shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.
Sa i përket sportit, nëpër stadiume e hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit.
Në arsyetimin e Qeverisë theksohet se këto masa lehtësohen për shkak se situata me pandeminë e COVID-19, sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është e qëndrueshme./L.F-dritare.net