Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova futet në karantinë, ja masat e reja!

Kosova futet në karantinë, ja masat e reja!

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Sipas këtyre masave restorantet dhe qendrat tregtare ndalojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me 18 prill.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 6 prill deri më datë 18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid- 19.”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës./K.C/dritare.net