Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova aplikon për anëtarësim në KE

Kosova aplikon për anëtarësim në KE

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u shpreh optimiste se nisma do të përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila kalon nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon dhe më optimist në rajon.

Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë që e kemi nisur sot do përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në këshill të Evropës dhe me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasjes së tyre në instanca evropiane”, tha Gërvalla.

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli shprehu mbështetjen e plotë për Kosovën. Kryeministri Edi Rama tha se nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Shqipëria do të qëndrojnë krah Kosovës. Rama iu referua deklaratës së presidentit të Serbisë, AleksandarVučić i cili deklaroi për mediat se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës./L.F-dritare.net