
Kosova sot feston 13 vjetorin si shtet i pavarur. Më 17 shkurt 2008, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Izraeli ishe vendi i fundit që njohu Kosovën shtet, ndërsa janë 117 vende që e kanë bërë një gjë të tillë. Tri ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku Vetëvendosja me në krye Albin Kurtin, fitoi me një rezultat historik./L.F-dritare.net

















