
Koronavirusi/ Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pas masave të ndërmarra nga qeveria Kurti
Dritare.net
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konference për mediat ditën e sotme ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për t’i kërkuar interpretim të vendimeve të marra nga qeveria kundër koronavirusit.
“Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me kushtetutë. Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti. Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që iu është dërguar Gjykatës Kushtetuese. Ajo ç'ka dua të them është sesi president i vendit, duke respektuar në tërësi mandatin tim, kemi kërkuar që të ardhme të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i përket zhvillimeve tjera përsëri e theksoj se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush. Ftoj edhe njëherë për unitet qytetar, për kujdes maksimal”, tha Thaçi./E.B-dritare.net

















