
Kjo është pamja e re e Newborn në Prishtinë!
E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 09:09
Dritare.net
Për 13 vjetorin e Kosovës shtet, Newborn në Prishtinë ka marrë një tjetër pamje. Monumenti që është vendosur për herë të parë në 2018 me shpalljen e Pavarësisë, ndryshon pamje çdo 17 shkurt.
Fisnik Ismaili, ideuesi i Newborn , ka zbuluar pamjen e re të këtij viti të monumentit, që është i mbuluar me shenjat e duarve të qytetarëve, ngjyrosur me ngjyrën e ushtrisë.
Motoja e monumenti këtë vit është “Ne e prumë paqen bashkë”! /L.F-dritare.net

















