Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Këngëtarja Eliza Hoxha me koronavirus: Uroj të mos sëmuret kush ka qenë afër meje!

Këngëtarja Eliza Hoxha me koronavirus: Uroj të mos sëmuret

Këngëtarja kosovare dhe deputetja e LDK-së, Eliza Hoxha, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ajo ku thotë se njëherë ka dalë negative, por pas ritestimit rezultoi pozitive. Ajo ka bërë apel që të gjithë të tregojnë kujdes dhe ka uruar që njerëzit të cilët kanë qenë pranë saj, të mos sëmuren.

Këngëtarja Eliza Hoxha me koronavirus: Uroj të mos sëmuret

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston.

Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”, shkruan ajo./E.B-dritare.net