Kastrati tallet me Osmanin, komentuesit kërkojnë shkarkimin e tij nga UP!
Dritare.net
Deputeti Ardian Kastrati i cili është edhe profesor në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, pak minuta pas përzgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente të Republikës së Kosovës, ka publikuar një status në "Facebook", duke ironizuar me satirën e Faik Konicës.
Komentuesit e shumtë e kanë kritikuar për seksizëm dhe tallur si dhe kanë komentuar gjuhën e urrejtjes duke kërkuar edhe shkarkimin nga detyra. Menjëherë pas statusit të tij, është krijuar edhe një peticion ku kërkohet shkarkimi i tij nga detyra në Universitetin e Prishtinës.
"Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, shkruante Kastrati, status që më vonë e fshiu nga profili i tij./M.M-dritare.net