Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kanë frikë se do arratiset/ Gjykata e Hagës hedh poshtë kërkesën e Hashim Thaçit!

Kanë frikë se do arratiset/ Gjykata e Hagës hedh poshtë

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri.

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim. Sipas arysetimit ekziston rreziku që Thaçi të arratiset ose të ndërhyjë në drejtësi.

Mbrojtësit ligjorë të Thaçit disa herë kanë parashtruar kërkesë që Thaçi të mbrohet në liri. Por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Gjykata Speciale.

Prokuroria e specializuar më 29 prill ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në të cilën thuhet se kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetish. Ata janë të ndaluar në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./M.K/dritare.net