Kaluan nga Porti i Durrësit, sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Kosovë!
E Hënë 17 Maj 2021, 13:01
Dritare.net
Është sekuestruar sot një sasi rekord kokaine në Kosovë. Sipas informacioneve paraprake është kapur një sasi prej rreth 2 tonë kokainë, pas një aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Kamioni ka kaluar nga porti i Durrësit dhe kishte një ngarkesë bananesh. SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh.
Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovës, ku sipas informacioneve ka patur destinacionin./dritare.net