
Jens Stoltenberg hedh poshtë deklaratën e Vuçiç: S’do të ketë ndryshime të pranisë së NATO në Kosovë
Dritare.net
Një ditë pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se: “Ka informacione se një shtet i madh i NATO-s do të kërkojë largimin e misionit të NATO-s, KFOR, nga Kosova.”, sot ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Stoltenberg u shpreh se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë. Sipas tij, 30 vendet anëtare janë të përkushtuara për vazhdimin e mandatit.
“Nuk ka ndryshime në misionin e NATO-s dhe të 30 aleatët, përfshirë edhe SHBA-në, janë të përkushtuar për misionin e KFOR-it. KFOR-i është atje për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë dhe aleatët janë të përkushtuar. Ky mision është i bazuar qartë në mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka ndryshime.”, tha Stoltenberg./K.C/dritare.net

















