
Ja çfarë thonë Rama dhe Thaçi për hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri!
Dritare.net
Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ishte kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Të dy ata u pyetën se kur mendojnë se do të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, i cili është mbyllur për shkak të situatës së koronavirusit.
Thaçi tha: Në fillim përshëdes Edin, ju përshëndes edhe juve Blendi dhe teleshikuesve. Por unë mendoj se përsa i përket kësaj çështjeje duhet të ketë një koordimin mes dy qeverive, të merren hapat e duhur, të planifikuara dhe të mirëmenduara, dhe të punohet gradualisht për të bërë të mundur hapjen e kufijve, në përpuethshmëri me kushtet aktuale.
Rama tha: Nuk e dëgjova presidentin, por patjetër, ne jemi gati, po presim të koordinohen edhe në Kosovë që të dimë me kë të flasim dhe të dimë se çfarë do bëjmë./E.B-dritare.net

















