Iu ndalua kravata kuq e zi, vajza e Jakup Krasniqit: Nuk mund t’ia zhvishni shqiponjën nga zemra!
Dritare.net
Ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, i është ndaluar në Hagë që të marrë pjesë në seancë, me kravatën kuq e zi.
Në kravatën që kishte vendosur Krasniqi i cili po gjykohet për krime lufte, ranë në sy, simbolet e shqiponjës dy krenare.
Pasi iu ndalu që të merrte pjesë në seancë, ka reaguar edhe vajza e tij Gresa Krasniqi e cila shkruan:
“Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!
Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!”./M.K-dritare.net