Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ish-krerët e  UÇK dalin para gjykatës/Avokati: Prokuroria po vështirëson hetimet!

Ish-krerët e  UÇK dalin para gjykatës/Avokati: Prokuroria

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dalë sot para Gjykatës në Hagë. Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se po pengohen hetimet që ta bëjë çështjen sa më të vështirë për mbrojtjen

“Ka ardhur koha që Gjykata të marrë në dorën situatën dhe t’i shtrojë prokurorisë pyetje se pse po e bën kaq të vështirë punë e mbrojtjes. Prokuroria siç duket ende se ka kuptuar se çfarë çështjes do të ngrejë dhe si pret që mbrojtja të fillojë punën e saj, kur nuk e ka thënë qartë se cilat prova do përdoren. Prokuroria ka politikë ta bëjë çështjen sa më të vështirë për mbrojtjen, që të vështirësojë hetimet. Ne do t’i kërkojmë gjyqësorit të pavarur që të ndërhyjë e të sjellë në rrugën e duhur Prokurorinë. Nuk duhet lejuar Prokuroria ta dërgojë këtë në drejtim të gabuar. Duhet të hiqet kjo vijë. Nuk është sulm ndaj një personi, por është sulm ndaj mënyrës se si funksionon Prokuroria”, tha Emmerson./L.F-dritare.net