Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Incidenti i Vjosa Osmanit në aeroport, reagon Maqedonia: Shprehim keqardhje!

Incidenti i Vjosa Osmanit në aeroport, reagon Maqedonia: Shprehim

Me Kosovën ruajnë marrëdhënie pozitive dhe me dialog të ndershëm në të gjitha fushat, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Reagimi erdhi pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku u tentua t'i merrej celulari.

MPJ shpreh keqardhje për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të presidentes Osmani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme.

Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së./ M.K-dritare.net