Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

I kërkoi divorcin, i riu vret me thikë 21-vjeçaren italiane në takimin e fundit!

I kërkoi divorcin, i riu vret me thikë 21-vjeçaren italiane

Italia është tronditur pas vrasjes brutale të 21-vjeçares Celine Fry Majol nga ish-partneri i saj turk 28-vjeçar, Omer Cin i cili e ka qëlluar atë për vdekje me thikë.

Sipas La Repubblica e reja kishte vendosur të divorcohej nga 28-vjeçari dy javë më parë, por ky i fundit i kishte kërkuar një takim ‘lamtumire’ duke e qëlluar për vdekje.

Lajmi për vrasjen e 21-vjeçares është mësuar pas shqetësimit të familjarëve të cilët prej ditësh nuk kishin dëgjuar asgjë rreth saj ndërsa policia arriti të identifikojë ngjarjen, teksa kanë gjetur të pajetë në banesë të renë.

Mësohet se në fund të korrikut, 28-vjeçari turk kishte shkruar në Facebook “Nuk e kisha menduar kurrë se një gabim do të kushtonte gjithçka”, një frazë që familjarët e 21-vjeçarit e interpretuan si dëshmi të planit të tij për të vrarë Celine.

“Kjo është një vrasje me paramendim”, thotë daja i viktimës.

Celine ishte në një lidhje me Omerin për katër muaj. Vajza punonte si arkëtare në sindikatat e fermerëve të zonës, ndërsa 28-vjeçari turk fillimisht punonte si kasap dhe më pas si kamarier në një hotel. Në fshatin ku ai jetonte, shkruan La Repubblica, acilësohet si një djalë i mirë por me siguri viktimë e kësaj maske ra edhe Celine.

Sipas mjekut mjekësor, vdekja e të resë ishte e dhunshme. Jo shumë larg viktimës është gjetur edhe thika e vrasjes. Ish-partneri i viktimës 21-vjeçare nuk ishte në banesë kur autoritetet mbërritën në vendngjarje por u arrestua disa orë më vonë teksa po tentonte t'ia mbathte./MK-dritare.net