Atentati i thurur në Shkup, reagon Kurti: Ishin struktura me rrënjët në Beograd!
E Shtunë 10 Shkurt 2024, 14:02
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me vrasje nga pala serbe, gjatë vizitës dje në Shkup.
Lidhur me këtë ngjarje, Kurti ka konfirmuar po ashtu se ka marrë kërcënime dhe se ‘rrënjët’ i kanë nga Beogradi zyrtar.
“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, tha Kurti për mediat./M.K-dritare.net