
Dhunimi i 3-vjeçarit në Fushë Kosovë, gjykata cakton masën për dy edukatoret!
E Mërkurë 20 Shtator 2023, 15:03
Dritare.net
Dy edukatoret që keqtrajtuan 3-vjeçarin në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se dy edukatoret dyshohen për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./dritare.net

















