Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë/ Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë së Kosovës!

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë/ Jep dorëheqjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Dorëheqja e Mehmetit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga pesë persona.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka bërë të ditur se në vend të tij është caktuar Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”./M.K/dritare.net