
Përdhunimi i 11-vjeçares/ Jahjaga: Dhuna ndaj grave e vajzave të marrë fund përgjithmonë!
Dritare.net
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Jahjaga ka thënë se ky është një sulm mepasoja të paimagjinueshme. Ajo ka bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit që t'i dënojnë sulmuesit dhe të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës. Ish-presidentja Jahjaga bëri thirrje që të punohet kolektivisht që viktimave t’iu japim mbështetjen e nevojshme.
" E shokuar nga dhunimi seksual i një vajze 11 vjeçare në Kosovë. Në atë moshë, kur vajza duhet të jetë duke e krijuar imazhin e saj për botën ideale, një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme, me të cilat kjo vajzë, viktima më e fundit e një sulmi seksual, duhet të jetojë pëgjithmonë.
Andaj, i bëj thirrje organeve të drejtësisë që t'i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të.
Shoqëria jonë duhet t'i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave tu japim gjithë mbështetjen e nevojshme. Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë!", shkruan ajo./M.K/dritare.net

















