
I dënuar me 10 vite e 50 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari në Greqi!
E Hënë 11 Shtator 2023, 10:10
Dritare.net
Policia greke ka arrestuar një shqiptar i cili akuzohet si kreu i një bande famkeqe të shitjes së kokainës, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.
Këtë herë ai u kap me 2 kg e 500 gram kokainë , 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.
Sipas media greke ai akuzohet si i përfshirë në plot 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës./dritare.net

















