Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Humbje për Kosovën, Borrell: Vuçiç e pranoi propozimin, Kurti jo!

Humbje për Kosovën, Borrell: Vuçiç e pranoi propozimin,

Pas një takimi prej rreth 8 orësh në Bruksel, nuk pati asnjë marrëveshje të dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me targat. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media të mbajtur pas takimin, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar marrëveshjen, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket të ketë qenë dakord.

“Pas shumë orësh diskutimi, të dyja palët nuk arritën në një zgjidhje sot. Mendoj se ka një përgjegjësi të qartë për atë që mund të ndodh në terren. Kemi dhënë një propozim, që Vuçiç e ka pranuar, por Kurti jo.

Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që ky është sinjal shumë i keq politik (për Kosovën),” tha Borell./L.F-dritare.net